
Qendra Kulturore-Informative “Malësia” ka lansuar zyrtarisht faqen e saj të re të internetit, e cila është e qasshme në adresën qkimalesia-kicmalesija.me. Platforma e re digjitale është krijuar për t’u mundësuar qytetarëve qasje më të lehtë në informacionet mbi punën e institucionit, ngjarjet kulturore, shfaqjet, koncertet dhe aktivitetet e tjera.
Me lansimin e faqes së internetit, QKI “Malësia” përmirëson komunikimin me qytetarët dhe vazhdon procesin e modernizimit të prezantimit të jetës kulturore në Malësi. Përmes faqes, vizitorët do të mund të ndjekin lajmet më të fundit, njoftimet për programet dhe informacione të tjera të rëndësishme nga fusha e kulturës.