Çmimorja
Çmimet e dhënies së hapësirave me qira janë caktuar me Vendimin e Këshillit të IP QKI „Malesia“ Tuzi nr. 01-116/22, të datës 14.03.2022.
| Nr. | Destinimi i hapësirës | Kohëzgjatja | Çmimi (EUR) |
|---|---|---|---|
| Salla e institucionit | |||
| 1 | Aktivitete që kërkojnë përgatitje më të madhe, prova dhe punë në skenografi — promovime politike-konventa dhe festivale | deri në 4 orë | 300,00 |
| 2 | Aktivitete që kërkojnë përgatitje dhe prova — koncerte | deri në 4 orë | 200,00 |
| 3 | Ligjërata, tryeza, prezantime, promovime librash e të ngjashme | deri në 3 orë | 150,00 |
| Koridori–galeria e institucionit | |||
| 4 | Dhënia me qira e hapësirës në koridor–galeri | 4 orë brenda një dite | 150,00 |
Në çmimin e qirasë përfshihen pajisjet adekuate (ndriçimi, sistemi zanor — zërimi, klimatizimi, video projektori dhe pajisjet e tjera), si dhe shërbimet e portierëve, teknikut të zërit dhe të ndriçimit, pastrimit, organizatorëve etj.
Drejtori i institucionit, pa pëlqimin e posaçëm të Këshillit, mund ta japë hapësirën me qira pa pagesë në rastet kur gjykon se është në interes të institucionit, kur hapësira merret me qira nga institucione motra, organizata humanitare ose institucione të financuara nga buxheti i Komunës së Tuzit, si dhe kur QKI paraqitet si bashkëorganizator.
Pagesa bëhet përmes xhiro llogarisë 530-30439-70, NLB Banka. Qiramarrësi është i detyruar të dorëzojë konfirmimin e pagesës, në mënyrë që t’i lejohet shfrytëzimi i hapësirës së dhënë me qira.
Për rezervime dhe informacione shtesë: [email protected] · +382 20 875 143