Edicioni V – Gara e Recitimit për Shkollat Fillore në Gjuhën Shqipe në Mal të Zi
Me rastin e 23 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Librit, Qendra Kulturore-Informative “Malësia” – Tuz organizoi edicionin e pestë të Garës së Recitimit për shkollat fillore me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi, nën moton “Poezia na Bashkon”.
Në këtë ditë, kujtojmë me respekt dhe vlerësim fuqinë e librit si një nga thesaret më të çmuara të njerëzimit. Libri është dritare e dijes, udhërrëfyes i mendimit dhe urë që lidh brezat, kulturat dhe botëkuptimet.
Në këtë edicion morën pjesë nxënës të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë të shkollave fillore nga të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi.
Juria
Juria e garës përbëhej nga:
- Uarda Albunesa Gjekaj – kryetare
- Idriz Gjokaj – anëtar
- Simon Shkreli – anëtar
Fituesit e Garës së Recitimit 2026
Cikli I
- 🥇 Vendi i parë: Tuana Murati dhe Elif Ujkashi – SHF “Marshall Tito”, Ulqin
- 🥈 Vendi i dytë: Amelia Lici – SHF “Mahmut Lekiq”, Tuz
- 🥉 Vendi i tretë: Fiona Zagoviq – SHF “Marko Nuculloviq”, Ulqin
Cikli II
- 🥇 Vendi i parë: Akid Kacca – SHF “Marshall Tito”, Ulqin
- 🥈 Vendi i dytë: Besa Lucaj – SHF “29 Nëntori”, Dinoshë
- 🥉 Vendi i tretë: Brejdina Rexha – SHF “Bedri Elezaga”, Ulqin
Cikli III
- 🥇 Vendi i parë: Nikela Prenkoçaj – SHF “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Triesh
- 🥈 Vendi i dytë: Lejina Popviq dhe Ermira Dragoviq – SHF “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Ostros
- 🥉 Vendi i tretë: Bora Kurti – SHF “Bedri Elezaga”, Ulqin
Shkollat pjesëmarrëse
- SHF “Bedri Elezaga” – Ulqin
- SHF “Bashkimi” – Skorraq
- SHF “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – Ostros
- SHF “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” – Triesh
- SHF “Marko Nuculloviq” – Ulqin
- SHF “Mahmut Lekiq” – Tuz
- SHF “Marshall Tito” – Ulqin
- SHF “29 Nëntori” – Dinoshë
Faleminderit të gjitha shkollave, nxënësve dhe mësuesve për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë edicion të Garës së Recitimit.
🎥 Shikoni videon e Garës së Recitimit 2026 në YouTube:
https://www.youtube.com/watch?v=rK-OGbSWbtY
