Në organizimin e IP QKI “Malësia” – Tuz, u mbajt shfaqja interesante me kukulla për më të vegjlit me titull “Qeni që nuk dinte të lehte”. 🐶🎶
Përmes lojës, humorit dhe muzikës, shfaqja përcolli te fëmijët mesazhe të rëndësishme për miqësinë, sinqeritetin dhe pranimin e dallimeve. ❤️
Nxënësit e shkollës sonë morën pjesë masovikisht dhe e ndoqën shfaqjen me shumë interes. Rolet kryesore u interpretuan nga Dijana dhe Davor Dragojeviq, të cilët me performancën e tyre i mahnitën të pranishmit e vegjël. 👏🎭
Fëmijët morën pjesë aktive gjatë shfaqjes dhe i shpërblyen artistët me duartrokitje të mëdha. 😊
Aktivitete të tilla kulturore kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e imagjinatës, kreativitetit dhe dashurisë së fëmijëve ndaj artit teatror, ndërsa buzëqeshjet e nxënësve treguan se ky aktivitet ishte shumë i suksesshëm. 🌟
Burimi: https://www.facebook.com/photo/?fbid=1508108384439496&set=pcb.1508108777772790

