Sonte, në sallën e QKI-së “Malësia”, u mbajt promovimi i librit “Prej Dulcigno në Dinoshë” i autorit Sami Flamuri.
Gjatë promovimit, autori dhe folësit ndanë me të pranishmit vlerësime mbi përmbajtjen e librit, i cili trajton historinë, prejardhjen dhe trashëgiminë e trevave shqiptare, me një vëmendje të veçantë kushtuar edhe Malësisë. Përveç autorit të librit, folën edhe: prof. Mark Junçaj, Robert Camaj dhe Muhamet Gjokaj.
Burimi: https://www.facebook.com/photo?fbid=1382852867208754&set=pcb.1382853243875383


