🎬 Një projekt i shumëpritur bëhet realitet në Tuz!
Salla e QKI-së “Malësia” në Tuz po hyn në një epokë të re, falë realizimit të projektit të dixhitalizimit, i cili sjell për herë të parë mundësinë e shfaqjes së filmave në teknologjinë 3D.
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm për jetën kulturore në Malësi, duke u krijuar qytetarëve dhe të gjithë artdashësve mundësinë të shijojnë magjinë e kinemasë, të ndjekin filma premierë dhe produksione të ndryshme edhe në qytetin e tyre, pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt qyteteve të tjera.
Realizimi i këtij projekti është bërë në bashkëpunim ndërmjet Komunës së Tuzit, Ministrisë së Kulturës dhe Medias dhe Qendrës së Filmit të Malit të Zi.
Hapja zyrtare e kinemasë do të mbahet më 20 nëntor, në orën 20:00, dhe do të shënohet me premierën e filmit “Trumbeta e zezë”.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij momenti të veçantë, që shënon një kapitull të ri për kulturën, artin dhe jetën shoqërore në Malësi.
Burimi: https://www.instagram.com/p/DfpCITZDLbF/


