Të martën, më 26 maj 2026, në orën 13:00, në sallën e QKI-së “Malësia” do të luhet shfaqja teatrale me kukulla për fëmijë “Qeni që nuk dinte të lehë”, sipas tekstit të Danijel Rodarit dhe me regji të Davor Dragojeviqit.
Shfaqja, në mënyrë humoristike, trajton rritjen e një qeni të vogël dhe dëshirën e tij për të mësuar të lehë. Gjatë udhëtimit të tij nëpër botë, qeni takon personazhe të ndryshme (gjelin, lopën, dhelprën, rosën…), të cilët, secili në mënyrën e vet, përpiqen ta “ndihmojnë”. Kështu, qeni këndon si gjel, pëllet si lopë… Por, a do të arrijë në fund të lehë? Kjo mbetet sekret.
Shfaqja do të jetë në gjuhën zyrtare.
Hyrja është falas.
Burimi: https://www.facebook.com/photo/?fbid=1368999138594127&set=a.455118979982152
